Thaçi: Nuk guxojmë të rrezikojmë partneritetin me SHBA-në

“Ndryshe pasojat do të jenë të mëdha”, ka theksuar Thaçi 

Presidenti Hashim Thaçi në një intervistë dhënë Radiotelevizionit 21 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, komentoi zhvillimet më të reja politike në Kosovë, duke vënë theksin në marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-në.

Presidenti Thaçi theksoi se nuk guxojmë të rrezikojmë partneritetin me SHBA-në dhe mbështetjen e saj të jashtëzakonshme.

Duke folur për tarifën ndaj mallrave të Serbisë, presidenti Thaçi tha se Kosova duhet të marrë vendime jo të koklavitura, jo të pjesshme, por të plota që garantojnë partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndryshe pasojat do të jenë të mëdha.

Presidentin Thaçi e intervistoi korrespondenti ynë në Shtetet e Bashkuara Halil Mula./21Media

Back to top button