Thaçi: Serbia ende i mohon krimet që shkaktuan holokaustin ballkanik

Përkujtohen viktimat e holokaustit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar viktimat e holokaustit duke thënë se ishte një krim gjenocidal dhe monstruoz që tmerroi gjithë botën.

“Pas Luftës së Dytë Botërore u mendua se vuajtjet e miliona njerëzve të vrarë mizorisht do ta shndërronin Holokaustin në një krim të papërsëritshëm për njerëzimin. Por, ideja dhe përpjekjet për shfarosjen e njerëzve dhe etnive u vazhduan edhe nga regjimi i Serbisë në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë. Masakrat dhe spastrimi etnik u ngjanin atyre të Luftës së Dytë Botërore”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij “Facebook”.

I pari i vendit theksoi se Serbia edhe sot vazhdon t’i mohojë krimet që shkaktuan holokaustin ballkanik në këtë pjesë të Evropës.

Rreth gjashtë milionë hebrenj u vranë, në përpjekjen sistematike naziste për shfarosjen e tyre. Asambleja e Përgjithshme OKB-së caktoi 27 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, datë e cila përkon me përvjetorin e çlirimit të kampeve të vdekjes Auschvitz-Birkenau në vitin 1945./21Media

Back to top button