Thaçi të hënën para gjykatës, Rama: A duhet të konsiderohen kriminelë ata që e çojnë vendin drejt lirisë

Ish-presidenti Hashim Thaçi dhe të tjerët të hënën do të dalin përpara gjyqit në Hagë me akuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Lidhur me këtë seancë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pyetur se a mund të jenë kriminelë ata që e udhëheqin popullin e tyre drejt lirisë.

Në këtë postim Rama ka përmendur edhe presidentin amerikan dhe një cilësim që ai ia kishte bërë Thaçit.

“A duhet të konsiderohen kriminelë ata që e çojnë popullin e tyre drejt lirisë kundër regjimeve brutale? Është një mendim shqetësues, sidomos duke pasë parasysh se njeriu në këtë foto dikur u përshëndet si George Washington i Kosovës nga vetë Joe Biden!”, ka shkruar Rama në Twitter./21Media

Back to top button