Thaçi tha se njohja Kosovë-Izrael s’do ta cenojë partneritetin vëllazëror me Turqinë

 

Presidenti Hashim Thaçi gjatë konerencës së sotme deklaroi se njohja Kosovë-Izrael nuk do ta cenojë partneritetin miqësor e vëllazëror me Turqinë.

“Edhe shqetësimet që kemi marrë edhe nga liga arabe, por edhe nga presidenti Erdogan sa i përket njohjes së ndërsjellë Izrael-Kosovë. Unë jam në kontakt me presidentin Erdogan, kam diskutuar në telefon dhe kjo njohje Kosovë-Izrael nuk do ta cenojë në asnjë rrethanë partneritetin strategjik vëllazëror me Turqinë”, u shpreh Thaçi.

Ai shtoi se tani mbetet që të punohet si politikë e institucione të ketë bashkëpunim ndëristitucional edhe më produktiv./21Media

Back to top button