Thaçi: Tony Blair mbështet dialogun për një marrëveshje përfundimtare
Thaçi ka thënë se kontributi i Tony Blair për lirinë dhe pavarësinë tonë është i jashtëzakonshëm
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka qëndruar për vizitë zyrtare njëditore në Britani të Madhe. Përmes një postimi në twitter, i pari i shtetit ka treguar se është takuar me ish-kryeministrin britanik, Tony Blairin i cili mbështet fuqimisht dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
“Kam pasur një takim të rëndësishëm me mikun tim, Tony Blair në Londër. Kontributi i tij për lirinë dhe pavarësinë tonë është i jashtëzakonshëm. Ai e mbështet fuqimisht procesin e dialogut për një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, që do të rezultojë me njohjen e reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO, BE dhe në OKB”, ka shkruar Thaçi.
I had a great meeting in London w/ my friend Tony Blair. His contribution to our freedom & independence is extraordinary. He fully supports dialogue process for a final comprehensive deal between Kosovo & Serbia leading to mutual recognition & NATO, EU, UN membership for #Kosovo. pic.twitter.com/YXqFENkC9k
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) December 8, 2018
Kreu i shtetit, Hashim Thaçi dje është takuar me Ministrin për Evropë dhe Amerikë të qeverisë britanike, Sir Alan Duncan me të cilin kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale, përfundimin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe për procesin e dialogut me Serbinë./21Media