Thaçi: Uroj që unë të kem të drejtë që votuam Gjykatën Speciale, e jo kritikët

Ish presidenti Hashim Thaçi para trupit gjykues në Hagë foli edhe për kritikat që ka marrë në Kosovë për votimin e Gjykatës Speciale. Tha se uron që koha të dëshmojë se unë kisha të drejtë dhe kritikët e kishin gabim
“Kur votuam në parlamentin e Kosovës për themelimin e kë saj gjykate në besuam se ajo do ti trajtonte akuzat në raportin e Dick Marty-t dhe do të vepronte në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Në praktikë asnjëra as tjetra nuk ndodhi.
Une jam kritikuar shumë dhe kritikohem në Kosovë pse e mbështetëm themelimin e kësaj gjykate, kritiket thonë se kjo gjykatë synon kriminalizimin e luftës sonë për liri dhe idenë e pavarësisë.
Këtë nuk e kam besuar atëkohë kur e votuam, por sinqerisht uroj se koha të dëshmojë se unë kisha të drejtë dhe kritikët e kishin gabim, tha Thaçi./21Media