Thaçi uron për lirimin e Sami Lushtakut

Ai theksoi se lufta për liri e UÇK-së është vlerë thelbësore e shtetit

Pas lirimit të kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtakut nga të gjitha akuzat për krime lufte, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi uroi Lushtakun.

“E uroj nga zemra kryetarin Sami Lushtaku dhe shpresoj se pafajësia do t’u konfirmohet edhe bashkëluftëtarëve të tjerë, që edhe ata të mund t’u kthehen familjeve të tyre”, ka thënë Thaçi përmes një postimi në “Facebook”.

Sipas tij lufta për liri e UÇK-së është vlerë thelbësore e shtetit. “Kjo vlerë, që nënkupton sakrificën e brezave të tërë për lirinë dhe pavarësinë tonë, është e shenjtë dhe e përhershme. Përpjekjet për ta njollosur këtë vlerë janë të pakuptimta dhe të padrejta. Konfirmimi i pafajësisë së Kryetarit të Komunës së Skenderajt dhe lirimi nga të gjitha akuzat është edhe një tjetër dëshmi për këtë”, ka shkruar ai./21Media

Back to top button