Thaçi: Vizita e Borrell tregon rritjen vëmendjes së BE-së për Kosovën

Diskutuan për vizat dhe marrëveshjen Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës , Hashim Thaçi pas takimit me Përfaqësuesin e lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, tha se zhvilluan një bisedë të shkëlqyer.

Thaçi po ashtu falënderoi Borrell për vizitën, dhe vlerësoi se vizita e tij e parë e bërë në Kosovë tregon rritjen e vëmendjes se BE-së për Kosovën.

Presidenti Thaçi bëri të ditur se temat që biseduan me Borrell ishin procesi i liberalizmi i vizave dhe arritja e një marrëveshje me Serbinë, raporton 21Media

Ai tha se Kosova është trajtuar padrejtësisht sa i përket procesit të liberalizmit të vizave pasi që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret. Presidenti Thaçi tha se Borrell-it i shprehu zhgënjimin e institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës lidhur me mosfinalizmin e këtij procesi.

“Në veçanti kur kemi parasysh se kemi të bëjmë me një vlerësim jo të standarteve të njëjta me vendet e tjera në rajon por edhe vende tjera kur disa prej këtyre vendeve kanë problem me funksionim të dëmokracisë, të sundimit të ligjit, të të drejtave të njeriut, të funksionimit të mirë të mediave dhe trajtohen në mënyrë me të afirmuar se sa Kosova që është shembull i demokracisë. “, tha Thaçi duek shtuar se bashkimi Evropain ka bërë që gabim strategjik me mosliberalizmin e vizave për Kosovën.

Thaçi tha se do të donte që me Borrell kjo qasje do të ndryshojë urgjentisht.

Sa i përket marrëvshjen mes Kosovës dhe Serbisë, Thaçi tha duke marrë parasysh përvojen e Borrell në politikë dhe diplomaci, ka besim që ai do të punojë fuqishëm në garantimin e një procesi transparent, që sjell paqe stabilitet.

“Ajo që duhet të ndodh është se zoti Borrell duhet të jetë i mbështetur në mënyre unanime nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropain dhe të mos ndodh siç ka ndodh në muajt dhe vitet të fundit…Çelësi i arritjen së një marrëveshje Kosovë- Serbi është uniteti evropain ”, tha Thaçi./21Media

Back to top button