“The Handke Project” vazhdon rrugëtimin në Teatrin e Beogradit

“The Handke Project” do të vazhdojë rrugëtimin në Teatrin e Beogradit.
Atje, do të shfaqet për dy ditë me radhë, përkatësisht më 9 e 10 qershor.
The Handke Project, ose drejtësi për marrëzitë e Peter-it, një projekt teatror ndërkombëtar që ka bërë bashk një kastë të artistëve nga Kosova, Franca, Italia, Serbia, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Gjermania, Maqedonia, Shqipëria e Mali i Zi.
Aktorët në këtë shfaqje janë Arben Bajraktaraj, Adrian Morina, Verona Koxha, Klaus Martini, Ejla Bavcic e Anja Drljevic.
Shfaqja është produksion I Qendrës Multimedia në bashkëpunim me Mittelfest & Teatro della Pergola, Teatrin e Dortmundit Teatrin Kombëtar të Sarajevës & Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit –MESS.
Shfaqja e Jeton Nezirajt, me regji të Blerta Nezirajt u dha premierë edhe në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, më 7 qershor./21Media

Back to top button