“The Little Mermaid” nuk pritet mirë, kritikohet protagonistja

“The little Mermaid” ka mbledhur afër 1.5 milionë mospëlqime në Youtube pasi aktorja Halle Bailey u përball me reagime raciste.
Për shkak të numrit të lartë të mospëlqimeve, Youtube largoi numrin në mënyrë që njerëzit të mos shohin sa mospëlqime arriti traileri.
Pavaërisht fansave që mezi kanë pritur që traileri i filmit të publikohet, i njëjti mori mijëra komente nga më të ndryshmet.
Që kur Disney njoftoi se Halle është ajo që do ta luajë rolin kryesor, duket se kjo nuk u ka pëlqyer shumë fansave dhe reagimet kanë qenë të shumta.
Shumica e reagimeve erdhi si pasojë e asaj që Bailey është grua me ngjyrë, ndërkaq Ariel është personazh imagjinar dhe duket të jetë i bardhë në filmin e animuar të 89-ës.
“The little mermaid” pritet të dalë nëpër kinema më 26 maj të vitit 2023./21Media

Back to top button