“The Snowman” bëhet 40 vjeç

Janë bërë 40 vjet që nga publikimi i filmit shumë të dashur nga publiku “The Snowman”.
Howard Blake i cili u rrit në Brighton, kompozoi kolonën zanore duke përfshirë melodinë e famshme të “Walking in the Air”.
“Unë shkrova melodinë e Walking in the Air në një plazh në Cornwall 50 vjet më parë, në vitin 1972”, tha Blake.
Ai tha se kishte kërkuar diku për ta vendosur këngën dhe nuk gjeti asgjë, derisa pa një foto të një djali dhe të një njeriu të bërë nga bora.
“Mendova se ajo melodi do të funksiononte për mrekulli”, tha ai.
Filmi i animuar i vitit 1982, u bazua në librin me figura të Raymond Briggs me të njëjtin emër, i cili u botua në vitin 1978./21Media

Back to top button