Kaloni te përmbajtja kryesore

Përleshje në Komoran, tre persona të lënduar – dy prej tyre janë therur me thikë

Tre persona kanë mbetur të lënduar pas një përleshjeje fizike në Komoran, sot rreth orës 19:00.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana duke thënë se dy prej tyre dyshohet se janë lënduar nga një mjet i mprehtë.

“Sot rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në Komoran. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Nga informatat fillestare, raportohet se tre persona kanë mbetur të lënduar, (dy nga ta dyshohet se janë të lënduar nga një mjet i mpreht), të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Njësitet relevante janë duke u marrë me sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, u shpreh Pllana.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button