Themelohet Klubi i Basketbollit ‘Policia e Kosovës’

“Pas konsultimeve dhe në përputhje me rregulloren për organizimin e brendshëm, është zgjedhur struktura udhëheqëse e klubit (kryetari dhe sekretari). Gjithashtu, janë mbajtur dy seanca (grumbullime) stërvitore me lojtarë që do të përfaqësojnë Policinë e Kosovës në garat zyrtare” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Po sipas njoftimit, me përkrahjen e Federatës së Basketbollit të Kosovës, si dhe pas përmbushjes së të gjitha kritereve të nevojshme për themelimin e klubit, Klubi i Basketbollit “Policia e Kosovës” nga ky vit (2025) do të jetë pjesë e garave shtetërore.
Sipas njoftimit, me përkrahjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, ka vazhduar themelimi i klubeve sportive të Policisë, këtë herë, siç thuhet në njoftimit është themeluar Klubi i Basketbollit.