Theren me thikë babë e bir

Një i moshuar 77 vjeç dhe i biri i tij 53 vjeç janë plagosur me thikë sot në Qënas të Fierit.
Policia njofton se ka arrestuar një 38 vjeçar si të dyshuar për krimin.
“Është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit Armando Borici, 39 vjeç, banues në Qënas, i cili pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasit Haxhi Balla, 77 vjeç dhe Aleks Balla, 53 vjeç (babë e bir). Armando Borici është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme”. njofton policia.
Po ashtu bëhet e ditur se të lënduarit ndodhën në spitalin rajonal të Fierit nën kujdesin e mjekëve./21Media

Back to top button