Therja e 23 vjeçarit, policia arreston dy persona
(Lajm i përditësuar)
Therja e 23 vjeçarit, policia arreston dy persona
Policia ka arrestuar dy persona lidhur me therjen e 23 vjeçarit në Ferizaj.
Këtë për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Falë një pune intensive hetimore dhe grumbullimit të informacioneve në terren, hetuesit rajonalë kanë arritur të identifikojnë dhe rreth orës 21:50 të arrestojnë dy persona të dyshuar të implikuar në këtë rast. Të dyshuarit, pas arrestimit, janë shoqëruar në stacionin policor. Pas intervistimit nga hetuesit dhe me vendim të prokurorit të rastit, dy personat e dyshuar, E.P. (M/K) dhe N.D. (M/K), të moshës 21 vjeç, janë ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e ftohtë ( thikë), me të cilën dyshohet se është shkaktuar lëndimi. Policia do të vazhdojë hetimet dhe do të informojë publikun për zhvillimet e tjera lidhur me këtë rast.”, tha Veseli.
Theret me thikë një 23 vjeçar nëFerizaj
Një 23 vjeçar është therë më thikë të shtunën në Ferizaj.
Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai tha se i lënduari është dërguar për trajtim në QKUK.
“Ju njoftojmë se më 25.01.2025, rreth orës 17:00, kemi pranuar një informatë se në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj ka ndodhur një rast therjeje me thikë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat dhe hetuesit e stacionit policor të Ferizajt, ndërsa më pas janë angazhuar edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonalë. Nga hetimet fillestare është konstatuar se, në rrethana ende të paqarta, ka mbetur i lënduar një person, mashkull, rreth 23 vjeç. Viktima është dërguar fillimisht në Qendrën Emergjente në Ferizaj për ndihmë mjekësore, ndërsa më pas është transportuar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm”, tha Veseli./21Media