Theret me thikë një i burgosur në Dubravë

Një person është therur me thikë mesditen e djeshme në Burgun e Dubravës. Kjo u bë e ditur në raportin e policisë ku u njoftua se therja erdhi pas një mosmarrëveshje, mes të dyshuarit dhe viktimës.
Si pasojë e lëndimeve, viktima ka pranurar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë.
Policia nuk ka dhënë detaje rreth arsyes së këtij rasti.
Organet e rendit kanë nisur hetimet, teksa rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. /21Media