Theret me thikë një i mitur në Skënderaj

Një i mitur është therur me thike nga një person po ashtu i mitur në Skënderaj.
Sipas raportit ditor të Policisë rasti ka ndodhur të premten rreth orës 14:10.
Viktima është dërguar në QKUK për trajtim të metutjeshëm, ndërsa i dyshuari ështtë arrestuar.
“Viktima mashkull kosovar i mitur, ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që ishte i therur me thikë nga një i dyshuari mashkull kosovar i mitur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Ndërsa i dyshuari pas tretmanit mjekësor është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?