Theret me thikë një nxënës, arrestohet një 16 vjeçar

Një nxënës 17 vjeç është therur me thikë nga një tjetër nxënës, rreth 16 vjeç.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Kanun Veseli.
“Sot rreth ores 11:40 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në QMF në Kaçanik nje nxënës i një shkolle në Kaçanik kishte kerkuar ndihme mjeksore. Në lidhje me këtë policia e Kaçanikut ka dalë në vendin e ngjarejs . Nga hetimet e para dyshohet se personi me inicialet B.B (M/K) 16 vjeçar nxënës, është arrestuar me dyshimin se ka lënduar ( therrur) me thikë personin tjetër me inicialet A.M (M/K) 17 vjeçar edhe ky nxënës”, u shpreh Veseli.
Veseli njoftoi më tej se me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Lëndim i lehtë trupor”./21Media

Back to top button