Theret me thikë një nxënës në Drenas, nga QKUK flasin për gjendjen e viktimës

(Lajm i përditësuar)
Një person ka mbetur i therur me thikë pas një përleshje mes nxënësve në një shkollë të Drenasit.
I njëjti në orë 16:00 është transferuar për mjekim në QKUK.
Shefi i repartit intensiv, Shaqir Uka për portalin rtv21.tv tha se gjendja e tij aktualisht është stabile.
“Është një djalë i ri që ka pësuar një lëndim me thikë në mbikrahun e djathë është lëndim serioz, mirëpo gjendja e tij është stabile”, tha Shaqiri.
Rrahje mes nxënësish në Drenas, arrestohen dy të mitur – i treti në arrati
Një rrahje mes nxënësish ka ndodhur në afërsi të shkollës së mesme në fshatin Poklek të Drenasit.
Sipas policisë, në lidhje me rastin janë identifikuar tre të dyshuar, dy prej të cilëve janë arrestuar, ndërsa personi i tretë është ende në arrati, kurse viktimës i është ofruar trajtim mjekësor.
“Ndërkohë që janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze në drejtim të veprave penale” Vrasje në tentativë” si dhe” Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, në përputhje me aktvendimin e nxjerrë nga prokurori i shtetit të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se dy të arrestuarit janë të mitur të moshës 16-vjeçare, të cilët janë dërguar në mbajtje prej 24 orësh./21Media

Back to top button