Theret me thikë një person në Fushë Kosovë

Një person është therë me thikë sot rreth orës 20:00 në Fushë Kosovë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.
“Sot, rreth orës 20 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën ” Nëna Terezë”,në Fushë Kosovë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një persona i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha ajo