Theret me thikë një person në Istog
Një person është sulmuar me thikë mbrëmë rreth orës 19: 17 në Istog.
Siç njofton policia në raportin 24 orësh, viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar.
Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje, kurse rasti është duke u hetuar./21Media