Theret me thikë një person në Lipjan, arrestohet i dyshuari

Një person është therur me thikë në mbrëmjen e së shtunës në Lipjan.

Sipas policisë, ai fillimisht është dërguar në emergjencën e Lipjanit.

Viktima pas marrjes së ndihmës së parë në Lipjan për trajtim mjekësor është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut viktima ka marrë lëndime trupore por është jashtë rrezikut për jetë.

Policia bëri me dije se lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button