Theret me thikë një person në Prishtinë

Një person është therur me thikë sot rreth orës 11:30, në afërsi të rrethit te ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.
Ajo ka treguar se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor. Ndërsa Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti./21Media

Back to top button