Theret me thikë një person në Prishtinë
Një person është goditur me thikë sonte rreth orës 18:50 në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka bërë të ditur Zëdhënësja e policisë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 18 :50, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Aktualisht në stacion policor po intervistohen dy persona, një dëshmitar dhe një person që dyshohet se është përfshirë në rastin në fjalë”, tha Ahmeti./21Media