Theret me thikë një person në Prishtinë
Një person është therur me thikë sot në rrugën Ilir Konushefci në Prishtinë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Sot rreth orës 14:30 kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në Rr. Ilir Konushevci në Prishtinë.
Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Pllana. /21Media