Theret me thikë një person në Skenderaj

Një person është goditur me thikë të martën rreth orës 10:15 në Skënderaj. Policia në raportin 24 orësh njofton se viktima   është duke u trajtuar në QKUK.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje verbale që kishin pasur me viktimën mashkull kosovar, dyshohet se e kishin sulmuar fizikisht atë duke e goditur me thikë. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK. Me vendim të prokurorit njëri i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari i dytë është dërguar në mbajtje.’”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button