Theret me thikë një person në Viti

Rasti është në hetim

Një person është sulmuar me thikë nga një peron tjetër në natën e 7 shkurtit të këtij muaji në fshatin Smirë të Vitisë, lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës.

“Si pasojë e lëndimeve viktima ka pranuar tretman mjekësor . Në vendin e ngjarjes policia ka gjete dhe konfiskuar një thikë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast”, thuhet në njoftimin e Policisë,

Personi i dyshuar fillimisht ishte arratisur kurse më pas është dorëzuar vet në polici.

“Pas intervistimit në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes.”, bën të ditur policia.

Lidhur me këtë rast Prokuroria Themelore në Gjilan, sot ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 17 vjeçarit të dyshuar për krimin. / 21Media

Back to top button