Theret me thikë reperi amerikan
Ka vdekur në moshën 28 vjeçare, reperi i njohur amerikan Darrell Caldwell, i njohur me emrin artistik Drakeo the Ruler, pasi u godit me thikë në një festival muzikor në Los Angeles.
28-vjeçari ishte planifikuar të performonte në festivalin Once Upon a Time in LA të shtunën mbrëma.
Publicisti i tij konfirmoi vdekjen e tij për disa media amerikane të dielën në mëngjes.
Artisti thuhet se u godit me thikë gjatë një sherri në prapaskenë rreth kohës kur ai do të performonte.
Policia në LA po kryen hetimet, por u tha gazetarëve se deri të dielën në mëngjes nuk ishte bërë asnjë arrestim.
Drakeo the Ruler kishte më shumë se 1.5 milion dëgjues në muaj në Spotify dhe bashkëpunoi me reperin kanadez Drake në këngën ‘Talk to Me’./21Media
