Theret me thikë, vdiq 60 vjeçari

Një person është therur me thikë në Rëmbec të Maliqit.
N.S/60 vjeç u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve të marra.
Autori është arrestuar nga policia vendase, raporton oraneës.
Sipas njoftimit, autori dhe viktima janë komshinj në fshat dhe kanë patur konflikte të vjetra, ndërsa sot janë zënë dhe ka degraduar deri në përdorimin e thikave ndaj njëri-tjetrit.
“Më datë 08.08.2022, rreth orës 21:40, jemi njoftuar se në fshatin Rëmbec, Maliq, gjatë një konfliti për motive të dobëta, ishte plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasi N. S., i cili pasi mbërriti në Spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë. Menjëherë pas marrjes të njoftimit, shërbimet e policisë janë nisur drejt vendngjarjes ku bënë të mundur edhe identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, konkretisht shtetasi V. H., që për shkak të dëmtimeve të marra, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës, me të cilin do të kryen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media

Back to top button