Theret një i burgosur në burgun e Idrizovës

Një i burgosur është therur dje në burgun e Idrizovës në Shkup. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se i njëjti u transferua në Qendrën Klinike të Shkupit për ndihmë mjekësore.
“Më datë 19.08.2022 në ora 18:00 në SPB Shkup nga burgu i Idrizovës është raportuar se rreth orës 17:45 i burgosuri I.I.(35) është therur me një mjet të mprehtë nga i burgosuri tjetër I.K. I lënduari është dërguar në autoambulancën pranë burgut të Idrizovës për ndihmë mjekësore dhe më pas është dërguar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”. Rasti është duke u zbardhur”, informuan nga MPB, shkruan Tv21./21Media

Back to top button