Theret një person me thikë në qendër të Mitrovicës
Një person me inicialet S.J. është therur me thikë dhe po trajtohet në spitalin e Mitrovicës, ndërsa është jashtë rrezikut për jetë.
Lajmi u konfirmua nga Zdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.
“Sipas informatave të pranuara pas një mosmarrëveshje një person ka mbetur i lënduar dyshohet me mjet të mprehtë-thikë, personi është dërguar për tretman mjekësor në emergjencë ndërsa njësitë kompetente janë duke u marrë me rastin.”
Ai shtoi se personi i dyshuar është identifikuar por nuk ka informata nëse është arrestuar.