Theret për vdekje një 30 vjeçar në Angli, 4 shqiptarë të arrestuar

Katër burra, shqiptarë do të dalin para Gjykatës në Bristol të Anglisë pasi të njëjtit dyshohet se kanë therur me thikë një burrë, i cili nuk u mbijetoi plagëve të marra.
S.LL, B.P, K.M dhe R.B – mbi ta rëndon akuza se u përfshin në incidentin ku mbeti i vdekur 30 vjeçari.
Nga të pandehurit, sipas mediave lokale, nuk ka pasur indikacione për pranim të fajësisë dhe atyre i është caktuar masa e paraburgimit.
Policia deri më tani ka arrestuar shtatë persona, gjersa po bëhen hetimet e nevojshme.
Dy burra të moshës 18 dhe 34 vjeç janë arrestuar, dy të tjerë janë liruar me kusht, ndërkaq njëri nga ta ndodhet në spital ku po merr trajtimin mjekësor./21Media

Back to top button