Theri me thikë një person, arrestohet i dyshuari
Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi i njëjti ka therur një person me thikë të premten në lagjen “Santea”.
Sipas raportit ditor të policisë bëhet e ditur se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në trajtim mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me thikë viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore për çka dhe është dërguar në trajtim mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./21Media