Therje me thikë afër shkollës “Ismail Qemali”

 

Një i mitur dyshohet se e ka therur me thikë një person tjetër i cili është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Rasti ka ndodhur në afërsi të shkollës fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë dhe këtë e ka konfirmuar për rtv21.tv zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 14:45 është raportuar për një lëndim trupor të ndodhur në afërsi të shkollës fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes prej nga viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Ndërkohë që ka shoqëruar në stacionin policor një të mitur që dyshohet të ketë shkaktuar lëndimin trupor të viktimës me një mjet të mprehtë”, ka njoftuar Borovci.

Aktualisht policia ka iniciuar në hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen./21Media

Back to top button