Therje me thikë në Istog, dy persona të lënduar

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një therje me thikë të ndodhur pasditën e sotme në një lokal në komunën e Istogut.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 18:35, Policia është njoftuar për një përleshje në një lokal në komunën e Istogut. Si pasojë e ngjarjes, dy persona janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog, ku dyshohet se janë therur me armë të ftohtë – thikë. Njësitë policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime intensive për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat që kanë ndodhur në këtë rast”, ka thënë Gashi. /21Media

Back to top button