Therje me thikë në oborrin e emergjencës në Gjilan

Një person është therë me thikë në oborrin e emergjencës në Gjilan. Rasti ka ndodhur në orën 23:30, e si pasojë e lëndimit të rëndë, viktima është transportuar në QKUK për trajtim mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte goditur me mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull kosovar në oborrin e Emergjencës në Gjilan. Si pasojë e lëndimit të rëndë, viktima është transportuar në QKUK-së për tretman mjekësorë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftimin e plotë./21Media