Therje me thikë në Podujevë

Viktima ka pësuar lëndime trupore

Një rast i therjes me thikë ka ndodhur sot në mesditë në Podujevë, me ç’rast është lëndur një person.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën për një rast therje me thikë që ka ndodhur në rrugën “19 qershori” në Podujevë,  ku nga arma e ftohtë (thikë) lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull A.B i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, ka deklaruar Ahmeti.

Ajo ka shtuar se është arrestuar një i dyshuar.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar J.B 18 vjeç, i cili me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, ka shtuar Ahmeti./21Media

Back to top button