Therje me thikë në Podujevë, arrestohet i dyshuari
Një person është therur me thikë pasditën e sotme në Podujevë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se personi i lënduar ka marrë trajtim mjekësor dhe ndërsa i dyshuari është arrestuar.
“Sot rreth orës 15:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar personin e dyshuar. Në koordinim me prokurorinë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Ahmeti. /21Media