Therret me thikë një person në Gjakovë

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore

Dje në Gjakovë përkatësisht në rrugën “Vëllezërit Frashër” janë arrestuar tre të dyshuar, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë-thikë një mashkull, raporton Policia.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit njëri prej të dyshuarve dërgohet në mbajtje ndërsa dy të tjerë lirohen./21Media

Back to top button