SHBA i ndëshkon kompanitë ruse dhe kineze
I akuzon për shkelje të sanksioneve ndaj Koresë Veriore
Thesari amerikan ka njoftuar përmes një deklarate se dy kompani me bazë në Kinë kanë fituar më shumë se 1 miliard dollarë në vit, duke eksportuar alkool dhe cigare në Korenë Veriore.
Po ky Departament ka sanksionuar kompaninë me bazë në Rusi, Profinet Pte Ltd dhe drejtorin e përgjithshëm të së njëjtës, Vasili Aleksandroviç Kolçanov, e cila ka ofruar shërbime të portit në të paktën gjashtë raste ndaj anijeve që kanë bartur flamurin e Koresë Veriore.
”Taktikat e këtyre subjekteve me bazë në Kinë, Singapor dhe Rusi, janë përdorur në tentim e sipër për t’iu ikur sanksioneve dhe përbëjnë shkelje të ligjit amerikan andaj të gjitha industritë e tregtisë janë përgjegjëse t’iu ikin atyre, apo ekspozojnë veten në rrezik të madh”, ka thënë Sekretari amerikan i Thesarit, Stiven Mnyshin.
Sipas sanksioneve, asnjë qytetar amerikan nuk mund të bëjë marrëveshje me personat e ndëshkuar dhe pronat e tyre në Shtetet e Bashkuara “duhet të bllokohen”, ka njoftuar Thesari.
Shtetet e Bashkuara i kanë bërë presion të vazhdueshëm Koresë Veriore për të hequr dorë nga programi i armëve bërthamore./21Media