Thirrja e Gërvallës, Haxhiut e Sveçlës ndaj mërgatës nga Vlora, Musliu: Janë në panik mashtruesit!

Ganimete Musliu, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar rreth një videoje të Albulena Haxhiut, Donika Gërvallës dhe Xhelal Sveçlës, të cilët, nga Vlora, dje u kanë bërë thirrje mërgatës që të votojnë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Për këtë, Musliu ka vlerësuar se VV-në i ka ‘’ka kapur paniku’’, dhe se të njëjtit nuk respektojnë festat kombëtare.
“E ka kapur paniku këtë farë të fëlliqur. Shkojnë për të festuar festën kombëtare, e përfundojnë duke ju përgjëruar mergatës për shpëtim. Këta nuk respektojnë as festat kombëtare, as dasmat, as mortet, as mergatën, as Kosovën, as Shqipërinë. Këta mashtrues e manipulues, këta zhylla e shkatërrues. Këta vrasës të shpresës e të ardhmes se këtij vendi”, ka shkruar Musliu në Facebook.