Thirrje për aplikim për Tregun e fundvitit

20 shtëpiza të drurit do të vendosen në sheshin “Zahir Pajaziti”

Komuna e Prishtinës njofton publikun se në prag të festave të fundvitit  do të organizohet Tregu i Fundvitit, aktivitet ky i cili ka për synim mbështetjen e bizneseve të vogla.

Sipas këtij njoftimi bizneset e vogla do të kenë rastin të bëjnë shitjen e produkteve ushqimore, suvenireve dhe kartolinave punëdore në 20 shtëpiza të drurit të cilat do të vendosen në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Afati për aplikim është nga 13 deri më 17 nëntor 2017 prej orës 08:30 – 15:00 në Komunën e Prishtinës – (ndërtesa e vjetër), sporteli nr.1.

Rregullat e aplikimit mund t’i gjeni këtu.

Ndësa aplikacionin mund ta gjeni duke klikuar këtu./21Media

Back to top button