Thirrje për mobilizim, presidenti ukrainas shkon në Mynih

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, do të udhëtojë për në Mynih, ku në konferencën e Mynihur do t’i bëjë thirrje perëndimit për të shpëtuar vendin e tij nga një pushtim rus.

Presidenti do ta realizoj këtë udhëtim pavarësisht paralajmërimeve të SHBA-së, se Rusia mund të shfrytëzojë mungesën e tij për ta rrëzuar atë. para se të kthehet në Kiev.

Udhëtimi i tij i planifikuar vjen pasi forcat separatiste ruse kanë bërë thirrje për një ”mobilizim të përgjithshëm” në lindjen e vendit që mbështet Rusinë.

Zyra e presidentit tha se ai do të vazhdonte me udhëtimin, por do të kthehej brenda një dite, shkruan The Guardian.

Zelenskiy dëshiron t’u japë liderëve botërorë një mesazh personal për shkallën e kërcënimit dhe mbështetjen shtesë që nevojitet ende për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës. Ai do të zhvillojë një takim dypalësh me nënpresidenten e SHBA, Kamala Harris dhe do të kërkojë të ketë kontribut në takimin e ministrave të jashtëm të G7 që do të mbahet të shtunën.

Ndërkaq, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë dje se ishte i bindur se një pushtim do të ndodhte, duke përfshirë një sulm ndaj Kievit, por nëse Zelenskiy arrin në Mynih, ka të ngjarë që atij t’i kërkohet të mos përgjigjet ndaj provokimeve ruse në lindje. Frenimi nga një përgjigje ushtarake që do të përdoret si pretekst për të ngritur një pushtim./21Media

Back to top button