​Thirrje për rritjen e numrit të grave në Komisionet Komunale Zgjedhore

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ka mbështetur thirrjen e OSCE në Kosovë për përfaqësim të përmirësuar të grave të nominuara në Komisionet Komunale Zgjedhore para zgjedhjeve lokale në tetor.

Në reagimin e ambasadës thuhet se barazia gjinore përfiton të gjithë.

“Progresi drejt një bote të begatë nuk arrihet pa përshpejtimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e të gjitha vajzave dhe grave”, thuhet në reagim.

Ndërkaq misioni i OSBE-së në Kosovë përshëndet miratimin e fundit të planit të veprimtarive nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

“Përmbajtja ndaj Planit është thelbësore për të siguruar një proces zgjedhor të mirë-menaxhuar dhe të besueshëm. OSBE nënvizon rëndësinë e gjithëpërfshirjes dhe strukturave përfaqësuese të menaxhimit të zgjedhjeve. OBSH-ja u bën thirrje të gjitha subjekteve politike që në mënyrë aktive të promovojnë barazinë gjinore dhe të rrisin numrin e grave të nominuara në Komisionet Komunale Zgjedhore në përputhje me kornizat ligjore ekzistuese”, thuhet në reagim.

Back to top button