“Thirteen Lives” së shpejti në kinematë amerikane e britanike

U bënë katër vite që prej se ndodhi ngjarja dramatike në Tajlandë ku ekipi futbollistik i 12 djemve bashkë me trajnerin e tyre mbetën të mbyllur në një shpellë atje.
Rasti ndodhi kur filluan rrebeshe shiu dhe ekipi u fut në shpellë për tu mbrojtur, por shiu bllokoi hyrjen.
Tani katër vite më vonë, rrëfimin e tyre e sjell në ekran regjisori Ron Howard me fimin që e pagëzoi “Thirteen Lives”.
Djemtë, të cilët ishin të moshave nga 11 deri në 16 vjeç, dhe trajneri i tyre 25 vjeç, u futën në shpellën e quajtur “Tham Luang” në pjesën veriore të Tajlandës muajin qershor të vitit 2018.
Ata qëndruan për nëntë ditë në tunelet e shpellës të mbushura me ujë, dhe më pas u zbuluan nga dy zhytës anglez.
Megjithatë për ti nxjerrë prej atje, kaluan edhe tetë ditë të tjera. Në ndihmë u doli elita e flotës ushtarave detare Tajlandeze, SEALS, dhe vullnetarë ndërkombëtarë.
Regjisori Howard në premierën e këtij filmi që u dha në Londër tha se është mahnitëse ajo që ka arritur të bëjë ekipi shpëtues. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me zhytësit heroik, por për shumë vullnetarë të tjerë që kanë shprehur vullnetin për të ndihmuar, ka thënë ai. Filmi sipas tij na dëshmon se si në raste të tilla bashkohen për të ndihmuar persona nga vende të ndryshme, pra në nivel ndërkombëtar.
Rolet e zhytësve në film i luajnë aktorët Viggo Mortensen dhe Colin Farrel.
Në rolet dytësore paraqiten aktorë jo profesionistë tajlandez, dhe shumë prej djemve që luajnë në ekipin futbollistik “Wild Boar”. Ata më parë nuk janë paraqitur në ndonjë film.
Filmi “Thirteen Lives” do të lansohet në kinematë amerikane e britanike me 29 korrik 2022, ndërkaq në Amazon Prime me 5 gusht 2022./21Media

Back to top button