Thyen rregullat, West nuk mund ta përdorë Instagramin për 24 orë

Reperit Kanye West i është pezulluar Instagrami për 24 orë, pasi postoi një ofendim për drejtuesin e “Daily Shoë”, Trevor Noah.
Sipas njoftimit zyrtar, West ka shkelur politikat e platformës për gjuhën e urrejtjes, bullizmit dhe ngacmimit.
Atij i është kufizuar postimi, komentimi dhe veprime të tjera për 24 orë, madje nga kompania kanë njoftuar se do të ndërmarrin veprime tjea po të jetë e nevojshme.
E gjithë kjo erdhi pasi Noah kishte komentuar rreth marrëdhënies së Kim Kardashian me Pete Davidson.
Postimin në Instagram, West e ka fshirë në pak kohë, para heqjes Noah ishte përgjigjur duke shprehur admirimin e tij për reperin si artist, madje ishte shprehur i shqetësuar për familjen e tij dhe për të./21Media

Back to top button