Thyhen për të dytën herë zyrat e AGK-së

AGK fton të ndriçohet rasti

Zyrat e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës janë thyer sërish nga persona të panjohur. Sipas njoftimit të AGK-së kësaj radhe në zyrë nuk mungon asgjë, megjithëse kryesit kanë kontrolluar dhe shpalosur dokumentet.

“Për rastin është njoftuar menjëherë Policia e Kosovës ndërsa tek pas rreth 2 orëve, në vendin e ngjarjes ka arritur ekipi i Forenzikës për t’i bërë hetimet e nevojshme. AGK është jashtëzakonisht e shqetësuar me këtë situatë dhe i dënon ashpër këtë akte vandale. Organizata fton organet kompetente që t’i zbardhin të dyja rastet, ani pse për rastin e parë, as pas dy muajsh, nuk ka pranuar asnjë informatë nga hetuesit”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

AGK kërkon që përgjegjësit për këto incidente të dalin para drejtësisë.

Zyrat e AGK-së ishin thyer edhe në dhjetor të vitit të kaluar./21Media

Back to top button