Kaloni te përmbajtja kryesore

Tiare Hawaii prezanton koleksionin e ri për plazh në Miami

Brendi i veshjeve të plazhit, Tiare Hawaii edhe kësaj radhe për krijimin e koleksionit të ri për plazh u inspirua nga bukuritë natyrore të Havait si dhe nga kultura e popullit të atjeshëm.

Tiare Hawaii këtë koleksion e prezantoi në javën e modës Miami Swim Week.

Disenjatorja e këtij brendi Jane Hoskins ka thënë se disajnet e saja janë plot pasion, se ato reflektojnë në aventura e dashuri.

Hopkins këtë brend e themeloi në vitin 2009, inspiruar nga dashuria për udhëtimet dhe përvojat në ambientet e rrethuara nga plazhet.

Kështu me kalimin e viteve, Tiare Hawaii u bë brend global dedikur plazhit.

Java modës Miami Swim Week është ngjarja më e madhe dedikuar këtyre disajneve në vend. Ajo çdo vit tërheqë numër të madh klientësh botëror, ku në mes tyre bëhet shitblerja e disajneve të kërkuara./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button