Tifozët e Interit protestojnë kundër pronarëve të klubit

Tifozët e Interit janë ngritur në këmbë pasi agjenti i Alessandro Bastonit la të kuptohet se ai nuk do të ishte kundër një transferimi të Tottenhami nëse klubit do t’i duhej të bënte një sakrificë për shkaqe financiare.
Qendërmbrojtësi është një fans i vetë-rrëfyer i “Nerazzurrëve” dhe tifozët e shohin atë si kapitenin e ardhshëm të ekipit, së bashku me Nicolò Barellan.
Megjithatë, pasi Ivan Perisic u largua për në Tottenham Hotspur, tani Bastoni gjithashtu mund të ribashkohet me ish-trajnerin e Interit, Antonio Conten në Premier Ligë.
“Ai është sigurisht një tifoz i madh i skuadrës për të cilën luan, kështu që me kënaqësi do të qëndrojë në Inter”, tha Tullio Tinti për kanalin televiziv “Sportitalia” në Itali të premten.
“Corriere dello Sport” pretendon se çmimi i kërkuar është 70 milionë euro dhe në atë moment Interi do të ishte i përgatitur të linte Bastonin të largohej.
Kjo shkaktoi një përgjigje të furishme në mediat sociale, me tifozët që po u bëjnë thirrje pronarëve të klubit, Suning, që të shesin klubin nëse nuk mund t’i mbajnë lojtarët kryesor.

Back to top button