Kërkohet reagim ndërkombëtar ndaj Serbisë për koreografinë kundër Kosovës
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar pasi tifozët ultras të klubit serb të futbollit, “Crvena Zvezda” të mërkurën kërkuan që ushtria serbe të kthehet në Kosovë, në një ndeshje miqësore kundër klubit italian, Fiorentina.
“Kur do të kthehet ushtria në Kosovë”, shkruhej në një pankartë të tifozëve serbë, për çka Bislimi thotë se ‘kjo u bë në prani të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, të cilit, siç thotë Bislimi, tifozët e njohur si “Delije” shpesh pëçojnë mesazhet që kreu i shtetit serb “nuk mund ose nuk dëshiron t’i thotë publikisht”
“E gjithë kjo ndërkohë që edhe Vuçiq ishte i pranishëm në tribuna. I gjithë aparati shtetëror është ndërtuar në Serbi për median, sportin, artin, kulturën, shkencën që të përdoren për mjete propagandistike dhe për të nxitur dhunën, terrorin, tensionet dhe luftën”, ka shkruar Bislimi në Twitter./21Media
1/3 Crvena Zvezda ultras supporters “Delije” showed a banner citing “When the army will go back to Kosovo” during a friendly game against italian club Fiorentina. pic.twitter.com/jK86uQM2ke
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) July 27, 2023